Kamermani i njohur, Sylejman Kllokoqi i cili ështëedhe dëshmitar me kamerë në 7 luftëra ka qenë i ftuari i radhës në emisioin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova.
Mes historive të cilat i rrëfeu Kllokoqi, ai gjithashtu tregoi edhe një ngjarje që i kishte ndodhur kur Millosheviqi kishte ardhë në shtëpinë e armatës nëPrishtinë.
“Isha duke e pritë Millosheviqin në shtëpinë e armatës në Prishtinë, ku iu fliste njerëzve të politikës se Kosovës me një fjali dhe kishin dalë edhe shumë serbëme e pritë Millosheviqin, por afër meje ishte edhe njëshqiptar. Dhe unë po e xhroj duke ardhë Millosheviqi me veturë, kur ky shqiptari po rrah shuplakë, dhe unë u ktheva, se më erdhi çudi se më herët folëm shqip, thash pse ti shuplak, çka po ndodh kjo punë? Më tha ‘vetëm ky mundet me na sjell pavarsinë, tjetër kush jo’.”, u shpreh ai.
Video në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=KKeHAyO9EjQ&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=AZQ25Wlagag&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI