“Kam ardhur të ndihmoj njerëzit nën rrënoja”, turku kapet me valixhen plot me drogë sapo zbret nga autobusi

Policia turke ka sekuestruar 1 kilogram e 940 gram metamfetaminë në valixhen e një personi që ka ardhur me autobus në Dijarbakır. Në deklaratën e tij në polici, i arrestuari tha se ka ardhur në qytet për të ndihmuar me kërkimet në zonat e shkatërruara nga tërmeti.

Sipas policisë, personi i ndaluar ishte pikasur nga kamerat e sigurisë me valixhe në dorë duke zbritur nga një autobus linje dhe kjo kishte shtuar dyshimet mbi prezencën e gjërave të ndaluara brenda valixhes dhe nisën ta ndiqnin.

Pasi e ndaluan në dalje të terminalit të autobusëve, atij iu gjet e fshehur poshtë rrobave 1 kilogram e 940 gram metamfetaminë, dhe u arrestua menjëherë. I dyshuari u dërgua në komisariatin e policisë lokale, nga ku dhe nisën hetimet përkatëse për origjinën dhe destinacionin final të lëndës narkotike.

 

ngjashme