Gazeatri Vehbi Kajtazi e konsideron jo fort të besueshëm arsyetimin e pranuar nga presidenca për mungesën e ambasadorëve të pesë shteteve të Kuintit në ceremoninë e shënimit të 24 vjetorit të Ditës së Çlirimit, transmeton Botapress.info
Kështu ka shkruar në llogarinë e tij në rrjete sociale Kajtazi duke iu referuar përgjigjes së pranuar nga media Paparaci nga presidenca për mungesën e diplomatëve të Kuintit në ceremoni. Nga presidenca kanë thënë se ambasadorët nuk ndodhën në Kosovë.
Kajtazi shkruan se kjo ka pak gjasë të jetë ashtu pasi vet presidentja ka takuar sot dy prej tyre. Ai vlerëson këtë njoftim një shtrembërim të vërtetës dhe shton se kjo është një ndëshkim i radhës nga bashkësia ndërkombëtare për Kosovën./Botapress.info/