Kabineti i Kurtit në heshtje totale pas dorëheqjes së Latifit

Njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje që janë në Qeveri, dhe jo vetëm – sa herë që ndodh diçka që ju shkon për shtati reagojnë shpejt dhe si në kor: përnjëherë. Por, jo edhe sot.

Kabineti i Albin Kurtit ende nuk e ka dhënë asnjë koment për dorëheqjen e ministrit Rifat Latifi. Gazeta ka provuar disa herë të vë kontakt me Zyrën e Kryeministrit, por asksush s’e ka thënë akoma asnjë fjalë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është larguar sot nga kjo pozitë. Lajmi është konfirmuar pasi është publikuar letra e dorëheqjes së tij

 

“Me zhgënjim të thellë, dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive ofroj dorëheqjen”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Latifit për kryeministrin Albin Kurti.

Por, kush do të jetë në krye të dikasterit të Shëndetësisë?

Deri në emërimin që pritet ta bëjë kryeministri Albin Kurti, ministrinë do ta drejtojë zv/minstrja Dafina Gexha Bunjaku.

Ajo e kishte drejtuar këtë ministri edhe kur Arben Vitia ishte larguar nga aty, deri në emërimin e Latifit./Botapress.info/

ngjashme