• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Jusuf Buxhovi ka një thirrje urgjente për Kosovën: Ka dy arsye të forta për këtë vendim…

nga Bota Press
24 Qershor, 2021
në Opinione
ShareShareShare

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Kosova duhet të ndalojë orgjinë hegjemoniste serbe në Gazimestan.

“Parakusht që Kosova, më në fund, të mbrojë sovranitetin e vet shtetëror dhe njëherësh ta mbrojë të vërtetën historike nga një keqpërdorim flagrant me Luftën e Kosovës, në mënyrë që Beogradit t’i merren edhe të ashtuquajturat “tapi historike” ndaj Mesjetës dhe Kosovës me të cilat po demonstron në saje të koncesioneve të Pakos së Ahtisarit dhe veprimeve të tjera të papërgjegjshme të politikës së Kosovës gjatë këtyre njëzet vjetëve, është që ta marrë nën mbikëqyrje kompleksin memorial të Gazimestanit, duke e shpallur atë monument të trashëgimisë kulturore dhe historike të Kosovës”, shkruan Buxhovi, përcjellë Botapress.info

Postimi i plotë:

Në prag të shënimit të jubileut të Betejes së Kosovës të vitit 1389

KOSOVA DUHET TË NDALOJË ORGJINË HEGJEMONISTE SERBE NË GAZIMESTAN

– Shteti i Kosovës, që ta dëshmojë sovranitetin historik dhe kulturor në hapësirën e vet të lënduar dukshëm me Pakon e Ahtisarit dhe lëshimet kishës ortodokse serbe, së pari duhet të ndalojë “haxhillëqet” kishtare serbe në Kosovë, veçmas këtë që lidhet me shënimin e Vidovdanit, pastaj duhet të ridefinojë monumentin e ngritur në Gazimestan në përputhje me të vërtetën historike jashtë ikonografinë hegjemoniste serbe, gjë që nënkupton shpalljen e një konkursi ndërkombëtar për ngritjen e një memoriali që pasqyron rolin e faktorit dardan në mesjetë në kuadër të formacioneve feudale ku ata ishin të barabartë me të ngjashmit në hapësirën e shkapërderdhur të Bizantit si dhe të faktorëve të tjerë në të në rrethanat e krishtërimit të përbashkët..

Shënimit të betejës së Kosovës në përputhje me konceptin hegjemonist të Beogradit, që nuk paraqet tjetër pos një orgji shoviniste, duhet t’i jepet fund njëherë e mirë.

Ka dy arsye të forta për këtë vendim:

E para, ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit shtetëror të Kosovës nga një agresion vandal që përsëritet çdo qershor gjatë këtyre njëzet vjetët e fundit, kur Kosova është çliruar nga pushtimi serb, gjë që nënkupton edhe lirimin nga ikonografia e këtij pushtimi, që mbështetet mbi një mit të falsifikuar siç ishte Beteja e Kosovës, së cilës, kisha ortodokse serbe, prej vitesh ia jep konotacionet e një liturgjie religjioze mbi konceptet hegjemoniste serbomëdha.

E dyta, ka të bëjë, me atë se një ngjarje historike, çfarë ishte Beteja e Kosovës e qershorit të vitit 1389, ndonëse gjithnjë me deficite të mëdha të argumentimit shkencor, nuk guxon që të mbetet në pronësi të interpretimit të historiografisë serbomadhe dhe konceptit të saj antishkencor me ç’rast ajo paraqitet si “beteje” serbe kundër osmanëve, ku përjashtohen faktorët e saj kryesor – Arbërit dhe të të tjerët, në një luftë të lidhjes së të krishterëve të Ilirikut kundër osmanëve,që u zhvillua në Dardani dhe assesi në Serbi, ngaqë asokohe, nuk ka pasur as Serbi e as shtet mesjetar serb, siç propagandon Beogradi, duke u mbështetur mbi gënjeshtra dhe fakte të trilluar, gënjeshtër kjo që për fat të keq pranohet edhe nga një pjesë e mirë e historiografisë institucionale në Tiranë dhe Prishtinë.

Parakusht që Kosova, më në fund, të mbrojë sovranitetin e vet shtetëror dhe njëherësh ta mbrojë të vërtetën historike nga një keqpërdorim flagrant me Luftën e Kosovës, në mënyrë që Beogradit t’i merren edhe të ashtuquajturat “tapi historike” ndaj Mesjetës dhe Kosovës me të cilat po demonstron në saje të koncesioneve të Pakos së Ahtisarit dhe veprimeve të tjera të papërgjegjshme të politikës së Kosovës gjatë këtyre njëzet vjetëve, është që ta marrë nën mbikëqyrje kompleksin memorial të Gazimestanit, duke e shpallur atë monument të trashëgimisë kulturore dhe historike të Kosovës. Kjo nënkupton ridefinimin e memorialit nga aspekti historik dhe kulturor në përputhje me të vërtetën historike, që si parakusht duhet të ketë largimin e monumentit të tanishëm të Gazimestanit, të vendosur dhunshëm në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar nga Beogradi, i cili simbolizon karakterin hegjemonist serbomadh./Botapress/

Tags: Jusuf Buxhovi

Të ngjashme

Lajme

Valon Syla gjuan “kunxha” ndaj votuesve të VV-së: Votojeni Albinin 71% që të punojë diçka

nga Bota Press
28 Janar, 2023
Lajme

Eskalon analisti Baraliu, ambasadori Dugolli në Uashington e quan “kastravec e teveqel”

nga Bota Press
28 Janar, 2023
Lajme

Molliqaj – Kurtit: Ndale shantazhin kryeministër, dorëhiqu nëse je kundër Asociacionit!

nga Bota Press
28 Janar, 2023
Opinione

Florim Zeqa: Obligimet ndërkombëtare, lak në fyt për Kosovën!

nga Bota Press
28 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Aksident i rëndë në Kamenicë, pesë persona mbesin…
  • Java e Asociacionit, rritjes së tatimit dhe raportit të frikshëm të ambasadorit Dugolli – çka ndodhi?
  • Bora-Donald apo Luizi me Kiarën, ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive
  • Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Qeveria Kurti 2 ka emrin: “Neputizëm”
  • Zhduket një 11 vjeçar nga Fushë Kosova

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.