• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Juristi “godet” PDK-në, i drejtohet ashpër për kërkesën në Gjykatën Kushtetuese

nga Bota Press
16 Maj, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

PDK ka uar në kohën sa ishte në pushtet për pakicat serbe andaj nuk ka të drejtë të ankohetPartia Demokratike e Kosovës ditë më parë kanë dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e energjisë elektrike për komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Ishte deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se ky vendim është antikushtetues për shkak të trajtimit të pabarabartë të qytetarëve të Kosovës para ligjit.

Deliu-Kodra tutje tha se ky vendim i cili u përkrah nga deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe e dëmton buxhetin e Kosovës.

Deputetja e PDK-së ka rikujtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda një viti ka ndarë 21 milionë euro për pagesën e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës, pasi edhe në qeverinë Kurti 1 ishin ndarë 10 milionë euro për këtë çështje.

Sipas Deliu-Kodrës këto mjete do ishte më mirë të shfrytëzoheshin për blerjen e vaksinave anti-COVID.

“Ky vendim i mbështetur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe ka dëmtuar buxhetin e Kosovës duke marr kështu në mënyrë të kundër kushtetuese taksat e qytetarëve për të paguar energjinë e shpenzuar nga qytetarët dhe bizneset në veri të Kosovës. Kjo përbën shkelje kushtetuese për shkak të trajtimit të pabarabartë të qytetarëve para ligjit. Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet duhet të jenë të barabarta dhe të zbatueshëm sikur për qytetarët e jugut ashtu edhe për qytetarët e pjesës së veriut”, shkruhet ndër të tjera në kërkesën e PDK-së, drejtuar Kushtetueses.

Juristi Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se me vite të tëra është shkelur Kushtetuta për barazi për qytetarët e vendit duke u krijuar një favor vetëm për pakicat serbe.

Burjani thotë se PDK e cila është ankuar deri sa ka qenë në pushtet ka paguar të njejën shumë.

“Me vite të tëra është shkelë Kushtetuta rreth temës së barazizë, këtë të gjithë e kanë ditur edhe bashkësia ndërkombëtare, që është e krijuar një favor për pakicën serbe e cila është kundërligjshme për të ndihmuar serbët e mbetur në Kosovë, e që tash i ka ardhë fundi. Vetë ata që dikur kanë paguar 11 milionë euro kur ishin në pushtet, tash të njejtit e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese për të ndal pagesën e rrymës në veri”, u shpreh Burjani.

Më tej, ati shton se kjo pagesë është antikushtetuese dhe shkel parimet e barazisë dhe nuk duhet të lirohen vetëm pakicat serbe por edhe të pakicat e tjera etnike.

“Normal epilogu dihet pagesa është antikushtetuese shkel parimet e barazisë , krijon favore të çuditshme për një pakicë etnike në Kosovë që ka edhe tjera pakica e jo vetëm serbët e veriut e Kosovës e që nuk mund të trajtohet nën asistenc sociale për të i liruar nga pagesa e rrymës këto gjëra janë të dijshme”, nënvizon Burjani.

Tags: Gjykata KushetuesePDK

Të ngjashme

Kosovë

Dokument: Vjosa Osmanit i bëhen “bajat” fotot e vjetra, porosit aparat të ri

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
Kosovë

16 komunat e Kosovës që nuk shpenzuan asnjë cent për investime kapitale për tre muaj

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
Kosovë

Përfundon takimi me Presidenten, Escobar dhe Lajçak në Zyrën e BE-së për takim me opozitën

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
Lajme

“I yti që nga prekja e parë..”- Blero ia kalon edhe Elhaid Cufit me dedikimin romantik ndaj të dashurës

nga Bota Press
6 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Dokument: Vjosa Osmanit i bëhen “bajat” fotot e vjetra, porosit aparat të ri
  • 16 komunat e Kosovës që nuk shpenzuan asnjë cent për investime kapitale për tre muaj
  • Përfundon takimi me Presidenten, Escobar dhe Lajçak në Zyrën e BE-së për takim me opozitën
  • “I yti që nga prekja e parë..”- Blero ia kalon edhe Elhaid Cufit me dedikimin romantik ndaj të dashurës
  • Fillon takimi i Osmanit me emisarët Lajçak e Escobar

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.