“Ju lutemi, vazhdoni kujdesin ndaj COVID-19”, IKShPK-ja thirrje qytetarëve për Vitin e Ri

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka uruar qytetarëve Vitin e Ri duke bërë thirrje për kujdes ndaj COVID-19.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë festave. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 akoma nuk ka mbaruar. Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, IKShPK-ja bën të ditur se janë duke vazhduar testimet dhe gjurmimin e të gjitha rasteve teksa kanë bërë thirrje për vaksinim.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”./Botapress.info/

ngjashme