Boris Johnson ka thënë së fundmi se ai i kishte ofruar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe familjes së tij strehim në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kohës kur Rusia pushtoi Ukrainën, por Zelensky e kishte refuzuar.
“Volodimiri ka qenë gjithmonë i qartë, detyra e tij është ndaj popullit ukrainas; ai do të qëndrojë atje, ai do të kujdeset për ta. Më duhet të them se e admiroj atë”, shtoi Johnson.
Ai gjithashtu vlerësoi Zelenskyn si një “udhëheqës heroik të luftës” për mënyrën se si i ka bashkuar njerëzit e tij dhe mobilizuar botën .
Johnson gjithashtu tha se shpreson që Kievi “të mos bjerë kurrë”.
Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin filloi një “operacion special ushtarak” në Ukrainë për të “demilitarizuar” dhe “de-nazizuar” vendin, sipas Rusisë.