Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, thotë se perëndimi duhet t’i japë fund “varësisë” ndaj energjisë ruse, ndërsa përgatitet të shkojë në Arabinë Saudite për të nxitur rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit.
Duke shkruar në Daily Telegraph të martën, kryeministri britanik tha se udhëheqësit perëndimorë kishin bërë një “gabim të tmerrshëm” duke e lënë presidentin rus, Vladimir Putinin, “të ikë” me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe më pas duke u bërë “më i varur” nga burimet ruse të energjisë;
Ai tha se “varësia” ndaj karburantit rus e kishte “trimëruar” Putinin të bombardonte civilët gjatë pushtimit të tij në Ukrainë , ndërsa në të njëjtën kohë përfitonte nga rritja e çmimeve globale të naftës dhe gazit.
“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Bota nuk mund t’i nënshtrohet këtij shantazhi të vazhdueshëm, “tha Johnson, administrata e të cilit ka njoftuar tashmë planin e saj për të hequr gradualisht importin e naftës ruse deri në fund të vitit.
“Për sa kohë që perëndimi është i varur ekonomikisht nga Putini, ai do të bëjë gjithçka që mundet për ta shfrytëzuar këtë varësi. Dhe kjo është arsyeja pse kjo varësi duhet – dhe do të përfundojë – tani”.