Edhe Prindon Sadriu, burri i presidentes kishte kërkuar nga shteti rimbursim për shpenzimet e naftës.Gjatë vitit të kaluar ai kishte udhëtuar Prishtinë-Shkup, ku shërbente si diplomat i lartë.Kërkimi i parave për naftë, bëhej me arsyetimin gjoja Sadriu ende nuk ka gjetur banesë dhe kjo gjë kërkon kohë.
Edhe bashkëshortja e tij, presidentja Vjosa Osmani në vitet 20011-2014 sa ishte deputete ë shtë kompensuar për rrugëtimin e saj, ani pse nuk ka jetuar në Mitrovicë.
Ajo është kompensuar për udhëtim nga Mitrovica, në vendin e punës. Për nëntor dhe dhjetor të vitit 2011, ish-deputetja e LDK-së është kompensuar me 380 euro.
Përgjatë vitit 2012, Osmani ka marrë për rrugë 1780 euro. Për vitin 2013, 1240 euro, ndërsa, në vitin 2014, kur ishte shpërndarë Kuvendi dhe vendi kishte shkuar në zgjedhje, ish-deputetja është kompensuar me 520 euro.
Bashkëshorti i presidentes, përvec naftës kishte kërkurar rimbursim nga shteti edhe për rreth 400 euro për harxhimet e ilaçeve të Covid-it./Botapress.info/