Përveç Prishtinës, ajri i ndotur është edhe në Mitrovicë, Drenas, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Han të Elezit, shkruan Gazeta Botapress.
Prej vitesh, Kosova përballet me problemin e ndotjes së ajrit gjatë stinës së dimrit. Me zbritjen e temperaturave fillon të rritet niveli i ndotjes. Sipas matësit të Ambasadës Amerikane, aktualisht ajri në Prishtinë është tejet i ndotur. Sipas tij, vlera e ndotjes tani është 163.
Gazrat nga makinat, djegia e qymyrit për ngrohje konsiderohet të jenë ndër problematikat kryesore të kësaj ndotjeje.
Mirëpo përveç Prishtinës, ajër të ndotur kanë edhe qytetet tjera. Në Mitrovicë niveli i ndotjes është 138, në Drenas është 136, në Gjilan është 151, në Prizren është 124, në Pejë është 123.
Më poshtë keni fotografinë që tregon se si është niveli i ndotjes së ajrit në Kosovë. /Botapress.info/