Kryeministri i vendit Albin Kurti, është takuar me shefin e UNMIK’ut Zahir Tanin, i cili ka qëndruar në Prishtinë, shkruan Gazeta Botapress.info
E për këtë takim ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.Ai përmes një postimi në Facebook tha se vendi jonë ‘’është vend i mrekullive çudibërëse’’, duke ia atribuar këtë takimit Tanin-Kurti.
“Jetojmë në vendin e mrekullive çudibërëse: që nga 14 shkurti edhe UNMIK-u u bë i mire”, ka shkruar Murati në Facebook.
Kurti vazhdimisht ka kritikuar misionin e UNMIKUT, ku në 2006 bashkë me shokët e tij kishin bllokuar hyrjet e selisë së UNMIK’ut, duke kërkuar largimin e tyre nga Kosova.
Krerët e UNMIK-ut, për Kurtin, ishin urdhërdhënësit e vrasjeve të dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë protestave të dhunshme në shkurt të vitit 2007./Botapress.info/