Dikur talleshin opozitarët e Vetëvendosjes asokohe me ish kryediplomatin kosovar Behxhet Pacolli për një tokje dore me ish presidentin amerikan Donald Trump, që u zmadhua e u përqesh fort si vardisje e pashije. Një përpjekje diplomatike për kontakt u përdhos nga ta atëherë por kryeministri Kurti dje mezi një tokje e nxori nga presidenti francez Macron, as folës në forum ku diskutohej për Kosovën s’ishte.
Kryeministrja serbe Ana Branbic ishte në agjendë si folëse, dhe foli mjaft zi e terr si zakonisht për Kosovën. Për Shtëpinë e Bardhë e për tokje dore me një president amerikan dikush nga Kosova as që po e përmend kush.
Kryeministri i Kosovës këtë të enjte ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Në këtë forum Kurti është përvjedhur disi sa për ta përshëndetur për dore presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Për në Paris ka udhëtuar këtë të enjte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili do të bëjë bashkë krerët e shteteve, të kompanive të ndryshme e pjesëtarë të shoqërisë civile.
Por, nga Qeveria e Kosovës, përveç konfirmimit të pjesëmarrjes së Kurtit, nuk janë dhënë detaje të agjendës së tij atje.
Në uebfaqen zyrtare të këtij forumi, emri i kreut të Qeverisë nuk figuron si folës në punimet e këtij organizimi, i cili është duke u mbajtur për të katërtën herë me radhë.
Behxhet Pacolli së paku e takoi, Hashim Thaçi e Kadri Veseli po ashtu u nderuan me ftesa në Washington D.C. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu mezi u prit nga zëvendës sekretar të shtetit amerikan.
Kryeministri Kurti në mes të kuvendit kosovar pati thënë se gypat nuk i ndreqin marrëdhëniet me SHBA. Po si duket këta gypa e qëndrimi i tij prishën mjaft punë, Greqia që përflitej se do të njihte Kosovën shpejt e heshti këtë çështje.
Presidenti Amerikan Joe Biden për të cilin kryeministri Albin Kurti tregonte respekt me rima si zakonisht për dallim ndaj presidentit Trump, pa vjersha fare e pa koment fare nuk e ftoi në samit të demokracisë, e as që ju shkon në mendje të komentojnë se kë e ftojnë e apo jo. Serbia, Bosnja e Hercegovina janë në listën e të paftuarve, së bashku me Kosovën e kryeministrit Kurti.
Derisa në New York muajin e kaluar u mbajt protestë para konsullatës serbe për krimet e Serbisë ndaj kosovarëve në luftë, në mes të Times Square në panelin më të madh reklamues transmetohej reklama për celebrimin e marrëdhënieve amerikano-serbe./Botapress.info/