Jep dorëheqje nga LDK Adem Salihaj

Ish-kryetar i Ferizajt, Adem Salihaj, ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja, pas 18-vjetësh në krye të degës së kësaj partie në Ferizaj.

Salihaj ka njoftuar se tash e tutje do t’i përkushtohet familjes dhe shkrimeve, duke ua lënë angazhimin gjeneratave të reja.

“Të dashur veprimtarë, sot kemi ardhur në një moment kur unë dua ta përfundoj periudhën e angazhimit partiak dhe të marrin përgjegjësi gjeneratat e reja, ta vazhdojnë punën dhe aktivitetin në LDK. Shpresoj se do të gjenden njerëz që do ta vazhdojnë vizionin rugovian dhe frymën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, tri shtyllat kryesore dhe tri vlerat më të mëdha të partisë sonë, të vendosura nga Presidenti Rugova. Unë dëshiroj që, tash e tutje, t’i përkushtohem familjes dhe  shkrimeve”, thuhet në shkrimin e tij.

 

 

ngjashme