Fituesi i zgjedhjeve lokale në Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se tashmë ka hequr dora nga pozita e deputetit.
Ai tha se sapo ka firmosur dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit, teksa ka falënderuar të gjithë kolegët pa dallime partiake për bashkëpunim gjatë mandatit të tij në Parlamentin e Kosovës.
Hyseni tha se tash e tutje e presin detyra të reja dhe hapja e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit.
Alban Hyseni do të drejtojë Komunën e Gjilanit, komunë kjo e cila u udhëhoq nga Lutfi Haziri i LDK-së për dy mandate radhazi.
Postimi i plotë:
Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkpunimin gjatë kësaj periudhe.
Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit./Lajmi.net/