Java do të nisë me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu. Sot vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe të martën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të mërkurën parashihet të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Të enjten do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë dhe më i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
Ndërsa, dita e premte do të jetë më e nxehtë. Parashihen vranësira të pakta kryesisht rreth relievit malor. Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius./Botapress.info/