Sulmuesi anësor shqiptar, Jasir Asani ka shkëlqyer sot (e martë) duke shënuar dy gola të bukur në fitoren 3-1 të ekipit të tij Gwangju FC ndaj Johor DT në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë.
Ylli shqiptar po vazhdon shkëlqimin me ekipin e tij koreano-jugor, pasi në ndeshjen e sotme ka shënuar dy gola të bukur ndaj ekipit nga Malajzia.
Falë paraqitjes së tij të përkryer, ekipi i tij Gwangju FC arriti të fitojë 3-1 dhe të blindojë pozitën e parë në tabelë me 9 pikë nga tri ndeshje.
Asani ishte i papërmbajtshëm në fillim të ndeshjes duke shënuar dy gola të shpejtë brenda tre minutave për një epërsie të dyfishtë të ekipit të tij.
Goli i parë i djaloshit nga Shkupi erdhi pas vetëm tre minutave lojë, duke shënuar një gol të bukur për epërsinë 1-0 pas asistimit të Hoo-Sung Oh.
Në minutën e gjashtë, 29-vjeçari arriti të vjedh një top nga qendërmbrojtësi dhe pasi doli i vetëm me portierin shënoi gjithashtu një gol të bukur për epërsinë 2-0.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara deri tani në Ligën e Kampionëve të Azisë, Asani ka shënuar 6 gola dhe 1 asistim, duke i prirë listës së golashënuesve.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore