Sulmuesi anësor shqiptar, Jasir Asani ka shkëlqyer sot (e martë) duke shënuar dy gola të bukur në fitoren 3-1 të ekipit të tij Gwangju FC ndaj Johor DT në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë.
Ylli shqiptar po vazhdon shkëlqimin me ekipin e tij koreano-jugor, pasi në ndeshjen e sotme ka shënuar dy gola të bukur ndaj ekipit nga Malajzia.
Falë paraqitjes së tij të përkryer, ekipi i tij Gwangju FC arriti të fitojë 3-1 dhe të blindojë pozitën e parë në tabelë me 9 pikë nga tri ndeshje.
Asani ishte i papërmbajtshëm në fillim të ndeshjes duke shënuar dy gola të shpejtë brenda tre minutave për një epërsie të dyfishtë të ekipit të tij.
Goli i parë i djaloshit nga Shkupi erdhi pas vetëm tre minutave lojë, duke shënuar një gol të bukur për epërsinë 1-0 pas asistimit të Hoo-Sung Oh.
Në minutën e gjashtë, 29-vjeçari arriti të vjedh një top nga qendërmbrojtësi dhe pasi doli i vetëm me portierin shënoi gjithashtu një gol të bukur për epërsinë 2-0.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara deri tani në Ligën e Kampionëve të Azisë, Asani ka shënuar 6 gola dhe 1 asistim, duke i prirë listës së golashënuesve.



Të tjera
Lajme Opinione
Petrit Rudi: Faleminderit, Lumir Abdixhiku për dinjitetin që ia ktheve babait tim
Petrit Rudi djali i veprimtarit e
Aktuale
“Frikacakë që na e shajnë varret, përçarës që prejnë në besë aleatët e lirisë”, Osmani shfryhet kundër Vetëvendosjes në tubimin e LDK-së
Kandidatja për Presidente, nga
Aktuale
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë e te pathyeshme – me Vjosa Osmanin
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka