Sociologu serb Dushan Janjiq ka shpjeguar pse ishte kundër dy projekteve politike për Kosovën që, sipas tij, janë promovuar nën idenë “të gjithë serbët nën një kumbull”: copëtimi i Kosovës/ricaktimi etnik i kufijve dhe territorializimi etnik përmes Asociacionit
Janjiqi theksoi se përveç këtyre dy opsioneve ka ekzistuar edhe një i tretë – ndarja e Kosovës përgjatë lumit Ibër – por as ky, sipas tij, nuk do ta zgjidhte problemin kombëtar serb.
“Shumica e serbëve jeton në jug të Ibrit, përfshirë në Graçanicë”, ka thënë ai në KTV, duke argumentuar se ndarja territoriale nuk do të përfshinte realitetin demografik në terren.
Ai shtoi se ndërtimi i një shteti mbi baza etnike është i paqëndrueshëm.
“Mbi baza të etnisë nuk mund të ndërtosh shtet. Shtetin e bën shtetësia”, u shpreh Janjiqi, duke theksuar se identiteti, kultura dhe gjuha mund të zhvillohen edhe pa projekte territoriale ekskluzive.
Duke folur për periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe politikat e Slloboan Millosheviqit, ai kritikoi përpjekjet për t’i nënshtruar shqiptarët dhe për t’i shndërruar në “qytetarë të rendit të dytë”. Sipas tij, këto politika jo vetëm që dështuan, por prodhuan pasoja që, siç tha, po i paguan edhe vetë kombi serb.
Janjiqi theksoi se alternativa e vetme e qëndrueshme ka qenë riorganizimi i sinqertë i shoqërisë mbi baza demokratike, ekonomike dhe pluraliste, dhe jo projekte që synojnë ndarje etnike apo kontroll territorial.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,