Në dëshminë e tij të dhënë sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka rrëfyer detaje nga takimi i tij i parë me Hashim Thaçin gjatë Konferencës së Rambujesë për Kosovën në vitin 1999.
Rubin tha se Thaçi e kishte njohur atë përmes paraqitjeve në media, pasi në atë kohë ai ishte zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Sipas Rubin, Sekretarja Madeleine Albright e kishte udhëzuar që të vendoste një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Thaçin dhe të ndihmonte në procesin e vendimmarrjes.
“Ne donim të dinim më shumë për udhëheqësin e delegacionit. Ajo më tha: ‘Njihu me të. Ndihmoje që të arrijë në vendimin e duhur’. Dhe kështu bëra”, tha Rubin.
Ai tregoi se përpiqej të kalonte kohë me Thaçin, duke ecur së bashku dhe diskutuar për çështjet thelbësore që ishin pjesë e procesit të paqes.
“Gjatë takimeve, përpiqesha të kaloj sa më shumë kohë me Thaçin”, theksoi Rubin.
Ai sqaroi gjithashtu se në atë kohë, Thaçi nuk fliste anglisht, prandaj komunikimi shpesh bëhej përmes përkthyesve diplomatikë dhe, herë pas here, përmes gjuhës së trupit.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar