Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisionin Tempus në KTV, tha se nuk ka pasur asnjë fije mirëbesimi mes VV-së dhe partive opozitare, të cilat janë takuar një me një.
Jakaj tha se takimet po mbahen të mbyllura dhe në këtë mënyrë publiku mund të keqinformohet, për çka sipas tij nuk është faji i shoqërisë civile, por përgjegjësi e parë e LVV-së si parti e parë, që takimet të jenë publike.
Ndërsa, lidhur me mbajtjen e takimeve të mbyllura mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai shtoi se nuk ka opozitë askund që takimet me pushtetin dëshiron t’i mbajë zhvillimet e brendshme konfidenciale.
Gjithashtu, ai tha se LVV nuk duhet t’ia ofrojë opozitës vetëm një emër të veçantë, por edhe kriteret e caktuara, për të cilat tha se askush nuk i ka diskutuar publikisht.
Për këtë, deputeti i LVV-së tha se kryeministri Kurti ka folur për to në konferencë, ndërsa Jakaj tha se kryeministri në konferencë ka folur vetëm për numra.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar