Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se procesi për zgjedhjen e Presidentit në Legjislaturën e X-të ishte një nga episodet më problematike parlamentare dhe kushtetuese.
Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Naim Jakaj, tha se procesi u zhvillua pa marrëveshje politike dhe pa transparencë.
“Seancat u thirrën edhe pse mungonin votat e nevojshme, ndërsa në disa raste u zhvilluan pa kuorumin e kërkuar, duke cenuar seriozisht ligjshmërinë dhe legjitimitetin e procesit”, ka deklaruar Jakaj gjatë prezantimit të raportit monitorues për Legjislaturën e X-të të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, procesi u karakterizua nga mungesë totale e transparencës në negociatat politike.
“Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me liderët opozitarë, por opinioni publik nuk ka marrë asnjëherë sqarim se çfarë është diskutuar. Nuk është bërë e ditur nëse është biseduar për marrëveshje politike apo për përfshirje të partive opozitare në qeverisje”, tha ai, raporton Betimi për Drejtësi.
Jakaj ka përmendur edhe rastin e mesazhit “Po e zgjedhim karate, pastaj të shohim çfarë thotë Kushtetuesja”, të dërguar nga një deputet gjatë seancës për Presidentin.
“Edhe pse kjo më pas u quajt sarkazëm, një qasje e tillë në një proces kaq të rëndësishëm kushtetues dëmton besimin publik në institucionet dhe në vetë seriozitetin e vendimmarrjes parlamentare”, tha ai.
Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund, të martën publikoi raportin monitorues për Legjislaturën e X-të të Kuvendit të Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Projeksioni i Bleron Baraliut: LVV 48.7%, PDK 20%, LDK 17.4%, AAK 6.2%
Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë 48.7%
Aktuale
Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet
Lajme
Halimi: Kemi rezultate interesante, si asnjëherë më parë
Fisnik Halimi nga PIPOS, ka