Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka folur pas një incizimi që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i lëshoi mbrëmë në Kuvend, Albin Kurtit. Mes tjerash në këtë incizim ishte edhe pjesa kur Kurti e kundërshtonte ashpër votimin e Gjykatës Speciale në Kuvend.
Ndërkohë që Musliu tha se nuk i bie pishman për asnjë votë që ka dhënë në këtë Kuvend, Jahja Kokaj është shprehur se po të votonte Speciales “kisha mëndu ndoshta me i këptu këta dy gishta”.
Sipas tij është e “firakshme” (e dhimbshme) kur i sheh djemtë e Kosovës nëpër burgje të Hagës.
“Për negociata fajet i ka 51% të popullit që ia ka dhënë autorizimin për negociata dhe tash ma merr mendja se ata duhet me i thënë pse ia kanë dhënë autorizimin për këto negociata, kurse mua më pëlqyen ato incizimit sidomos ajo ishte shumë e firakshme, sic themi ne në Gjakovë, ishte shumë e dhimbshme për mua kur tha para se me shku djemtë tanë (Hagë) tha (Kurti) me këmbëngulje nuk duhet të votohet, duhet të bëjmë rezistencë. Unë po të isha sot ai që i kam qu ata dy gishta, kur i kujtojë ata që janë të mbyllur unë nuk e di kur dalin, kisha mendu ndoshta me i këptu këta dy gishta”, ka deklaruar Kokaj në Kuvend përcjell Insajderin.