Policia e Kosovës dhe Prokuroria përmes një konference për media janë deklaruar për vdekjen e zyrtares policore, Ajtene Islami, pranë varrezave të qytetit në Gjilan.
Remzi Azemi, shef i hetimeve rajonale, thotë se në afërsi të trupit të pajetë është gjetur edhe një armë zjarri, raporton Indeksonline.
Tutje ai bën të ditur se është hapur rasti “Vdekje e dyshimtë” dhe se trupi është dërguar për obduksion.
“Të gjitha veprimet hetimore nga ana e prokurorit, forenzikës, po vazhdojnë në vendin e ngjarjes. Trupi është dërgu për në obduksion. Ngjarje shumë e rëndë, na ka tronditur të gjithëve”.
Tutje, ai tregon se viktima ishte në marrëdhënie të rregullta pune pranë drejtorisë së Policisë në Gjilan.
“Kemi njoftuar familjarët e saj. Një ekip i Policisë do të jenë pranë familjes për ti ndihmuar çka kanë nevojë”