Botapress, 28 Korrik – Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për kimikate dhe Ligjit për mbeturina. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 8:30)
Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, si dhe atij për Zgjedhje të Përgjithshme etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:30)
LEXO EDHE KETE
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, ja pikat e rendit të ditës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje në të cilën do të shqyrtojë 22 projektligje. (Ndërtesa e Kuvendit, sall N303, ora 9:30)
Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Dita e dytë e të panairit E Jona vazhdon me diskutimin për potencialin dhe mundësitë e investimeve në komunën e Gjilanit. (Palestra e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, ora 10:00)
“Karvani i Diasporës”, projekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dedikuar mërgatës, nesër do të jetë në qytetin e Ferizajt. (Qendra e qytetit në Ferizaj, ora 19:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor dhe të Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)