Zyra për Informim e Ferizajt ka njoftuar se është arrestuar një burrë, pasi i njëjti kishte mashtruar një grua duke i marrë para në vlerë rreth 9 mijë euro, se i njëjti do përkujdesej për shërimin e saj në spital.
Pas një pune hetimore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arrestuar personin e dyshuar, A.M (m/k) i moshës 40-vjeçare, i cili kishte mashtruar në vazhdimësi viktimën femër kosovare, duke i marrë para në vlerë rreth 9 mijë euro, se i njëjti do të përkujdesej për shërimin e saj në spital.
I dyshuari pas intervistimit, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 Orë.