Konkurrentja e dytë që eliminohet dhe e ndalon automatikisht garën për çmimin e madh në “Big Brother VIP Kosova 2” është Ledi.
Këngëtarja Ledi Vokshi rezultoi që kishte më së paku vota për të qëndruar akoma në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku të nominuar ishin shtatë persona.
Kujtojmë që javën e kaluar është larguar banorja e parë nga shtëpia e famshme, e që ishte Brikenda Karricaj.
Sonte në nominim ishin Ledi, Linda, Santiana, Monika, Buci, Gania dhe Meti, teksa pyetja ishte: Kë doni të shpëtoni?.