Armë, municion e pajisje të ndryshme ushtarake janë gjetur të martën në një shtëpi në Zveçan, ndërsa ende nuk ka të arrestuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar dje se ky rast ka të bëjë me një person që është me interes për policinë, i cili dyshohet se ndërlidhet me rastin Bajnska, ndërsa përveç se është në kërkim, nuk është dhënë asnjë detaj tjetër.
Burime bëjnë të ditur se personi i dyshuar që ndërlidhet me rastin është Branisllav Sllavkoviq nga Zveçani, në shtëpinë e të cilit është gjetur armatimi.
Sipas këtyre burimeve, ai ka qenë punëtor i spitalit në veri të Mitrovicës dhe ka rreth tre muaj që së bashku me familjen e tij jetojnë në qytetin e Kralevës në Serbi.
Ndryshe, në bazë të njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të djeshëm janë gjetur tre kavanozë (bure) plastike të groposur ne dhe, në të cilat ka pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë, andaj dyshohet se këto të gjetura ndërlidhen me rastin Bajnska.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar