Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, sot i bërë një kërkesë nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai i kërkoi Kurtit t’i shkarkojë disa ministra, raporton Gazeta Botapress.info
Sipas Shalës, kjo duhet të bëhet për shkak të krizës energjetike.
“Për shkak të pa aftësisë dhe neglizhencës i themi kryeministrit duhet urgjentisht të lirojë një pjesë të kabinetit që mbulojnë sektorin e energjisë. Të shpallë gjendje emergjente të jashtëzakonshme mbështetur në legjislacionin në fuqi”, tha Shala në Kuvend
Shala thotë se Qeveria e ka fajin për krizën energjetike, me të cilën po përballet Kosova.
“Përgjegjësi kryesore është Qeveria e Kosovës me të gjithë sektorët dhe dikasteret që mbulojnë energjinë. A i ka kryer detyrat dhe obligimet qeveria karshi kësaj krize? E themi me përgjegjësi të plotë jo”, shtoi ai.