Gazetari dhe opinionisti Ilir Mirena ka postuar një fotografi në të cilën shihet kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës serbe votuan së bashku kundër Ligjit për pagën minimale për veteranët e UCK-së, shkruan Botapress.
Ky votim ndodhi pak ditë pas bisedës që Mimoza Kusari Lila pati me deputetin e Listës serbe Slavko Simiq të cilët ishin marrë vesh që të bëheshin bashkë e të votonin së bashku kundër këtij Projektligji.
Mirena ka ripostuar këtë fotografi të cilën e ka përcjellë me këtë tekst:
Mos e harroni kete fotografi te turpshme!
Eshte momenti i votimit kur Vetevendosje e Albin Kurtit jane ba bashke me Listen Serbe kunder veteraneve te UÇK’se…