Shkruan: Indira Avdyl Hoxha
Në traditën tonë nuk mund të nxihet prita në katund të huej. Me bame hetue, katundi ka të drejtë me e rrethue dhe me e çue pritën e katundit a të bajrakut të huej. Me ba me u hetue mbas vrasjes, katundi i lyp arsye pse u
vendos prita në katundin e tyre. Nëse katundi nuk mundet me arsytue, bajraku ku i vet ka detyrë me e shtrëngue me i la gjobën e katundit, për dhunim kufini. Mos me u përgjegj as bajraku, atëherë katundi, i dhunuem prej prite, bashkë me bajrak të vet e lëçit katundin e huej për çdo marrje e dhanie, për udhë e shtek deri sa të pleqnohet prej pleqve të dheut. Prita për gra e fëmijë është e ndalun me Kanun. Qiti e vrau kend, prita bje në marre për pushkë jo të mirë.
Nëse i bahet kush krah dhunuesit apo vrasit, si hjekës, si ndihmës i vrasit, jetë pjesëtar bashkëfajtor në gjak. Me i hetue i rrezikuemi përpara, ka të drejtë me ja çue pleqtë në derë tuj u thanë të hekin dorë prej këtyre mbrapshtish. Nuk ju përgjigjën, ka të drejtë me u ankue të krenët e pleqtë. Krenë e pleq të katundit e të fisit, ja të bajrakut kanë detyrë t’i shtrëngointe,t’i gjobisin. Me ndodh dhunuesi i katundit apo i bajrakut të huej, krenë
pleqtë kanë të drejtë me u djeg shtëpinë për shkelje të sullit e të besës a katund. Hjekësi e përkrahësit kur hetohen nga pala tjetër, ja dalin përballë dhe bahen pjesëtarë dhune e vrase të dorasit. Kush bahet jataku i dorasit dije, gjobitet e lëçitet prej katundit të vet. “Jataku (përkrahësi) merr hisen edorasit”.
Përkrahësit me pare apo për nder, kur nuk dalin haptas dhe mbranshtinë e tyne e merr përsipër dorasi, nuk ka punë me ta. Populli thotë: “Është njani që e rreh gjoksin”.