Dy kamionëve në fshatin Çabër të Zubin Potokut i është vënë flaka. Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Rasti është iniciuar si zjarrvënie.
Çabër është fshat i banuar me shqiptar në komunën me shumicë serbe.Hoti ka konfirmuar se pronarët e kamionëve janë të etnisë shqiptare./Botapress.info/