Djelmoshat nga FC Forca e Vushtrrisë kanë triumfuar në turneun Solvesborg Cup 2022 në Suedi në grupmoshat U13.
Të njëjtit kanë siguruar vendin e parë në garën ku pjesëmarrëse ishin 80 ekipe. Por të njëjtit në rrugën drejt kthimit në Kosovë kanë mbetur në aeroport, pasi fluturimi i tyre është shtyrë për 24 orë.
Në disa video të siguruara nga Gazeta Online “Reporteri.net”, sportistët e rinj shihen duke fjetur në karriget e aeroportit të Malmos në Suedi.
Ata e shprehin indinjatën e tyre me këtë fakt.
“Jam në aeroportin e Malomos. Kta vijnë i marrin kupat midis Suedisë dhe i lanë me fjetë në aeroport. Por ne prapëseprapë arrijnë, ne jemi të pathyeshëm”, shprehet trajneri i tyre në një video.