Një atentat me armë zjarri ka tronditur Vlorën pak minuta para mesnatës. Sipas uniformave blu, nga atentati i tipi mafioz ka mbetur i vrarë shtetasi Shkëlzen Velaj 35 vjeç.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës, ku Velaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi në hyrje të shtëpisë së tij në katin e pestë të një pallati.
35-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por fatkeqësish nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë gjatë krehjes së zonës nga policia, në afërsi të fshatit Risili, është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Policia vazhdon krehjen e zonës dhe grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.
Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.
Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
35 vjeçari Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë.
Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.
Plumbat në drejtim të 35 vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt. Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, që i kanë kushtuar jetën 35 vjecarit.

Sipas policisë 35 vjeçari ka ndërruar jetën në spital. /Botapress/