Qeveria italiane po përgatit ndihmë financiare për Ukrainën, ekonomia e së cilës është goditur keq nga kriza e vazhdueshme me Rusinë, njoftoi sot ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.
Putin flet për dërgimin e ushtrisë në Donbas, përmend edhe Kosovën
“Ne po ndërtojmë një udhërrëfyes për të ofruar ndihmë financiare për Ukrainën, e cila është në vështirësi të dukshme për momentin,” tha Di Maio në një deklaratë video pas një telefonate konferencë me homologët e tij në Grupin e Shtatë vendeve të industrializuara, përcjell Botapress.info.