Shumë shtete kanë vendosur sanksione të ndryshme kundër Rusisë si rezultat i veprimeve të ksaj të fundit që i ndërmorri kundër Ukrainës, pjesë e sanksioneve janë edhe mbyllja e hapësirave ajrore për linjat ruse të fluturimeve.
Lajmi është konfirmuar pasditen e sotme nga një këshilltar i kryeministrit italian.Në një deklaratë të thjeshtë në Twitter, Ferdinando Giugliano tha: “Italia po mbyll hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse,” raporton Sky News.
Italia është e fundit në një grup kombesh që ka ndërmarrë këtë hap ndaj Rusisë, së bashku me shtetet tjera që vepruan njejt si Bullgaria, Polonia dhe Republika Çeke si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, nga ana e Rusisë. /Botapress.info/