Aktori Shkumbin Istrefi ka bërë një propozim interesant në Facebook.
Istrefi është përfshirë në komentet e fundit që po bëhen për BigBrother, duke thënë se në shtëpi duhet të këtë banorë edhe nga radhët e minoriteteve.
Ai ka propozuar që në Bigbrother të futen kryeministri, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe vëllai i madh të jetë i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar.
Më tej, ai ka shkruar se atyre duhet t’i kërkohej që të arrijnë marrëveshje deri më 8 mars.
Postimi i Istrefit ne Facebook
Perndryshe, nuk e di pse ne BigBradhër Kosova nuk ka minoritete. A jemi shtet multi-etni a vec me letra
Ho?!?! Me t’i shti Albinin e Vucicin nBigBradhër, e vlla t’madh me bo Eskobarin e me t’ju dhane afat m’u marre vesh deri me 8 Mars … nashta me e lane edhe Vedatin e Daçiqin me i disponu kanihere…
S’paku i shohim lajv cka flasin e cka mirren vesh.