Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, pasi një fëmijë trevjeçar me prejardhje nga Peja ka humbur jetën tragjikisht disa ditë pasi kishte rënë në lumin Sieg River.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, vogëlushi kishte qenë në gjendje kome që nga 17 marsi, dita kur ndodhi incidenti në qytetin e Siegen. Pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë
Klan Kosova raporton se ngjarja kishte ndodhur gjatë një shëtitje të vogëlushit me shokët e tij të kopshtit.
Edhe mediat gjermane kanë raportuar se ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti të organizuar nga çerdhja, ku fëmijët kishin dalë pranë ujit nën mbikëqyrjen e edukatorëve. Sipas German Red Cross, e cila menaxhon institucionin, tetë kujdestarë po përkujdeseshin për gjithsej 46 fëmijë.
Në një moment u konstatua mungesa e trevjeçarit, çka bëri që kujdestarët të nisin menjëherë kërkimet. Ai u gjet pas pak kohe në lumë dhe u nxor nga uji. Ekipet emergjente ndërhynë me reanimim në vendngjarje, përpara se fëmija të transportohej me urgjencë në spital në gjendje kritike.
Autoritetet policore kishin bërë të ditur se nuk ka indikacione për ndonjë veprim të qëllimshëm, duke e trajtuar rastin si një aksident tragjik.



Të tjera
Lajme
Dekretohet ligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Është dekretuar ligji për ratifikimin e
Aktuale
Aktakuzë për togerin e Policisë së Kosovës, dyshohet që deri më 17 korrik 2025 ka spinuar për BIA-n serbe
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktuale
Osmani ia merr Vetëvendosjes këtë deputete për zgjedhjet e 7 qershorit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka