• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ishin përgatitur për dasmë, familja në pritje të kufomës së Kujtimit

nga Bota Press
27 Korrik, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Për pak ditë, familja Kastrati do të hapte dyert për gëzime. Bashkatdhetarë e familjarë që jetonin në Kosovë po bëheshin gati për dasmën e njërit nga meshkujt e familjes Kastrati. Djali tjetër, Kujtimi u mbyt mëngjesin e së dielës derisa po vinte në Kosovë. Ai është një nga dhjetë personat që humbën jetën në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci.

Kujtim Kastrati, i cili po punonte në Gjermani, la pas vetës dy fëmijë që po jetonin në Kosovë.Familja Kastrati nga Malësia e Vogël e Rahovecit ka hapur dyert për ngushëllime qe dy ditë.

Axhi i tij, Sadiku e ka shumë të vështirë të flas për dhimbjen që po përjetojnë si familje. Ai rrëfen për KosovaPress se si morën lajmin për të mbyturit me autobusë në Kroaci.

“Kujtimin e kam djalë të vëllait. Kujtimi u përgatit për me ardh në Kosovë, për dasmë, ka pas me martu vëllaun me 6 gusht. Kujtimi ka dy kalamajë, një vajzë dhe një djalë. Çikën e ka në klasën e katërt, djalin e ka në foshnjore. Rasti ka ndodhur me 25 korrik, në orën 05:00 në mëngjes ka kontaktuar me familjen në Slloveni, deri në 05:30 kanë qenë në kontakt me familjen. Në orën 06:00, 06:30 ka humb kontakti”, thotë ai.

I moshuari, mezi rri ulën derisa flet për atë që ju ka ndodhur. Kështu përjetuan lajmin edhe mbrëmjen e së dielës, kur u njoftuan se në mesin e dhjetë të vdekurve është edhe Kujtimi.

“Kanë qenë këta të stafit të MPB-së; bash me 25 në orën 10:00 në mbrëmje, na i kanë konfirmuar se ka vdekur djali”, thekson ai.

Sadiku po pret një lajm se kur do të vie trupi i Kujtimit, por që edhe për këtë janë në pritje. “Me kuvendin kemi fol, na kanë thënë që do të vijnë pasdite ose në mbrëmje. Edhe ata i kanë rendet e veta, nesër me na i shpërndarë neve familjeve”, përfundon ai.

Në komunën e Rahovecit janë dy persona të cilët mbetën të vdekur mëngjesin e së dieles. Anjeza Bellanica dhe Kujtim Kastrati, ishin duke ardhur në Kosovë me autobusin e “Deva Tours”.

Kastrati ishte bashkë me dhëndrin, Ahmet Hoxha, i cili po ashtu ka vdekur./Botapress/

Tags: Familja Kastrati

Të ngjashme

Ekskluzive

A po rrezikohet sistemi bankar në Amerikë?

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Lajme

Zbulohet mesazhi i fundit i rojës që humbi jetën në Top Channel

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Lajme

Shenjat e para të sëmundjes Alzheimer shfaqen në sy

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Kosovë

Gashi tregon arsyen pse Abazi u largua nga VV: Ashtu si u ngrit, edhe ra

nga Bota Press
27 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Këta janë dy personat që u plagosën në Prishtinë
  • A po rrezikohet sistemi bankar në Amerikë?
  • Zbulohet mesazhi i fundit i rojës që humbi jetën në Top Channel
  • Në kohën e iftarit, Policia konfirmon plagosjen e dy personave tek Pishat
  • Shenjat e para të sëmundjes Alzheimer shfaqen në sy

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.