Ish aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Ahmeti, ka publikuar një vendim kur më 12 shkurt 2010 ishte përjashtuar nga kjo parti.
Katër arsye ishin përmendur për shkarkimin e tij.
Ai ishte “shpallur” fajtor për “mospunë, mosdisiplinë dhe mospërgjigje në thirrjet e partisë për aktivitete”. LVV po ashtu kishte vendosur se ishte marrë me “veprimtari agjitative kundër partisë”. Ahmeti ishte dyshuar edhe “për lidhje me shërbime sekrete informative”.
Me tallje, ahmeti ka shkruar: “A ka dikush që punon mirë me xham dhe korniza se po më duhet për këtë me e vendos mbi oxhak?”.
Vendimi ishte nënshkruar nga Albin Kurti, Liburn Aliu dhe Dardan Molliqaj.