Ka vdekur në Austri, ish-ushtari i UÇk-së, Arben Osa. Osa humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në shtetin austriak, përcjell Botapress.info
Lajmin e kobshëm e dhanë familjarët përmes rrjeteve sociale, ndërsa nuk mungoi as ngushëllimi i kreut komunal, Smajl Latifi.
“Ndarja nga jeta në një moshën 44-vjeçare e Arbenit, na shkaktoi dhimbje të gjithëve.Në këto momente të rënda për familjen, bashkëndiej me dhimbjen e tyre dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Osa, farefisit, miqve, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve tanë liridashës!”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: