Ish-shefi i Forcave Ajrore ngre alarmin: Jemi vetëm disa hapa larg luftës bërthamore!

Teksa agresioni rus në Ukrainë vijon prej 20 ditësh, lufta bërthamore është ajo që ka shkaktuar panik në mbarë botën që pas kërcënimeve të Putinit.

Ditën e sotme ish-shefi i Forcave Ajrore britanike, Edward Stringer ka paralajmëruar se lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme.“Lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme. Jemi disa hapa larg nga konfrontimi i mundshëm me armë bërthamore, që do të ishte një situatë shumë e frikshme për këdo që është i arsyeshëm”- ka deklaruar ai.

Përmendim këtu se më 27 shkurt, Putini vendosi në gatishmëri të lartë mbrojtjen bërthamore, duke ngjallur frikë në të gjithë botën./Botapress.info/

ngjashme