Pas përplasjeve mes Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Kulturës, këta të fundit kanë vendosur që ish-ndërtesa e Gjykatës në Vushtrri të shpallet monument.
MKRS ka marrë vendimin për përfshirjen e ish-ndërtesës së Gjykatës në Vushtrri në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme.
Këtë vendim po e kundërshton fuqishëm kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri. Ai për Indeksonline u shpreh se ish-objekti i Gjykatës nuk ka asnjë vlerë arkeologjike, duke shtuar se MKRS doli kundër qytetarëve të Vushtrrisë.
Tutje ai tha se ka frikë që edhe Kisha Ortodokse në Kampusin Universitar do të kërkohet të futet në mbrojtje. “Ish objekti i Gjykatës është objekt i shëmtuar, pa asnjë vlerë arkeologjike, që e pengon zhvillimin urban të qytetit. MKRS ka dalur kundër qytetarëve të Vushtrrisë.
Me këtë standard politik të MKRS për trashigimi kulturore, duke marr precedent këtë objekt në Vushtrri, kam frikë që edhe Kisha Ortodokse në Kampusin Universitar do të kërkohet të futet në mbrojtje”, tha Tahiri.