Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rikthehen në Ballkan me administratën Biden për të arritur paqen e papërfunduar aty.
Reka në Facebook ka shkruar se ushtrimet ushtarake “Defender 21” ishin mesazh i qartë i diplomacisë së mbështetur me forcë.
“Java që vjen, sjell ndërmjetësimin Euro-Atlantik në Prishtinë. Uashingtoni dhe Brukseli ndezin motorët diplomatik për arritjen e paqes së papërfunduar të Ballkanit. Koordinimi i Bajdenit me BE-në, zëvendëson konfrontimin e Trumpit me unionin evropian”, ka shkruar ai.
Pas tërheqjes së ish-presidentit Barack Obama dhe Donald Trump nga Ballkani, Joe Bideni po e rikthen Amerikën në rajon, ka thënë ai.
“’Hard Poëer’ i Bajdenit, zëvendëson ‘Soft Poëer’ të Obamës dhe ‘Tëitter Poëer’ të Trampit”, ka përfunduar Reka./Botapress/