Në adresë të Kuvendit të Republikës së Kosovës tashmë ka shkuar lista me emrat e pesë kandidatëve potencial për një anëtar joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Në mesin e emrave që u janë dërguar Kuvendit është edhe emri i anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Bashkim Nurboja, njëherësh ish-kandidat i kësaj partie për Kryetar të Pejës dhe për deputet, shkruan lajmi.net.
Bashkim Nurboja, ka qenë ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Pejës dhe ish-kandidat për deputet. Por, nuk ka arritur të marrë vota në asnjërën nga këto dy gara.
Votimi për anëtarët joekzekutiv të Bordit të BQK-së do të bëhet me votim të fshehtë në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, ky komision ka miratuar edhe një listë të dytë të 7 kandidatëve potencialë për pozitën e dy anëtarëve tjerë joekzekutiv të Bordit të BQK-së. Lista e dytë e këtyre kandidatëve përbëhet nga: Behxhet Brajshori, Driton Balaj, Edona Perjuci Uka, Imrije Zeqiri, Nora Latifi Jashari, Nuhi Ahmeti, Petrit Gashi.
Edhe kjo listë pritet të dorëzohet në Kuvend, ku në njërën nga seancat e radhës pritet edhe votimi i tyre nga deputetët.
Ka më shumë se 1 vit që BQK-ja ka mbetur pa bord funksional në mungesë të kuorumit dhe ka operuar vetëm me dy anëtar.