Në këtë rast për falsifikim të rezultateve të votimit po akuzohen Luljeta Kelmendi, Altin Bekteshi, Faime Sijarina, Arton Makolli, Vlora Jasharaj, Fatbardha Berisha, Avdullah Azemi dhe Samsun Bolukbashi të ciliët sipas prokurorisë kanë manipuluar me 69 vota të kandidatëve brenda përbrenda LVV.
Kërkohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë në vlerë prej 31.000 euro
Andaj, gjykatësi Gëzim Ademi ka konstatuar shtyrjen e shqyrtimit fillestar në mungesë të kushteve ligjore.Kurse, seanca tjetër u caktua me 14 korrik 2023.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 29 tetor 2021, ka ngritur aktakuzë kundër Luljeta Kelmendi, Altin Bekteshi, Faime Sijarina, Arton Makolli, Vlora Jasharaj, Fatbardha Berisha, Avdullah Azemi dhe Samsun Bolukbashi të cilët po ngarkohen se më 11 qershor 2017, në Shkollën Fillore “Dardania” në Prishtinë, në bazë të marrëveshjes paraprake, gjatë numërimit të votave kanë falsifikuar rezultatet e votimit për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Aktakuza thotë se, e pandehura Kelmendi në cilësinë e kryesueses së Këshillit të vendvotimit dhe të pandehurit tjerë, Sijarina, Jashari, Bekteshi, Makolli, Bolukbashi, Azemi dhe Berisha anëtarë të këtij Këshilli, kanë falsifikuar rezultatet e votimit duke manipuluar me 69 vota të kandidatëve brenda përbrenda subjektit të njëjtë politik, ashtu që kandidatëve të preferuar nga LVV u kanë shtuar 50 vota dhe kandidatëve tjerë nga LVV u kanë hequr 19 vota dhe këto rezultate i kanë bartur në Formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve, me ç ‘rast kanë dëmtuar KQZ-në.
Me këto veprime, të pandehurit po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 219 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me burgim prej tre deri në pesë vjet./Botapress.info/