• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ish-deputetja e PDK-së e revoltuar me emrat e Kryesisë së re

nga Bota Press
6 Gusht, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka dal kundër vendimit të kësaj partie për zgjedhjen e Kryesisë së re. Ajo tha se është e revoltuar me emrat e rinj që janë prezantuar në Kryesi të PDK-së, teksa shtoi se këta emra që janë prezantuar aty janë larg më të dobët se sa pritej, shkruan Gazeta Express.

Poashtu, Ismaili theksoi se këta emra nuk janë aspak premtues për partinë.

“Si prurje e partisë, jam shumë e pakënaqur dhe shpreh revolten time me shumë emra të përfolur dhe të etabluar në strukturen e re udhëheqëse në parti. Është e pakuptimtë që figurat zbehëse të votes pro-PDK të sistemohen sërish. Dhe emrat “e rinj” janë larg më të dobët se që pritej, dhe aspak premtues për nevojat aktuale të partisë. Kjo do të ketë kosto. Dhe jam e bindur se ka mundësi për më shumë dhe për shumë më mirë. Ky është dhe do të jetë alarmi im publik”, ka shrkuar ajo në një postim në “Facebook”.

Më tutje në këtë postim ish-deputetja e PDK-së tha se do të vazhdojë që të qëndrojë besnike ndaj ish-kryetarit Kadri Veseli.

“Do të vazhdoj parreshtur dhe besnikërisht të jem konstruktive. Kryetari Veseli  do të më gjej aty ku dhe si më ka lënë: parimore, me integritet, e artikuluar dhe e zëshme ndaj padrejtësive dhe gabimeve, kontribuese dhe vetmohuese, në shërbim të qytetarëve, strukturave dhe aktivistëve të PDK-së”, ka shkruar më tutje ajo.

Postimi i plotë:

Prurjet e Kadri Veselit ishin çdoherë vizionare. Sikurse veprimet e tij politike. Ashtu edhe niveli organizativ. Me një diskurs të matur, e shërbyes.

Unë pata fatin të jem rekrute në Partinë Demokratike të Kosovës nga z.Veseli. Pjesë e procesit reformues për rikthimin e integritetit politik partiak dhe më gjerë. Vendimi i tij doli i suksesshëm, ku populli më besoi në kuvend.

Uragani i padrejtësisë që e mori atë në Hagë, pafuqizoi edhe aktivitetin tim.

Si prurje e partisë, jam shumë e pakënaqur dhe shpreh revolten time me shumë emra të përfolur dhe të etabluar në strukturen e re udhëheqëse në parti. Është e pakuptimtë që figurat zbehëse të votes pro-PDK të sistemohen sërish. Dhe emrat “e rinj” janë larg më të dobët se që pritej, dhe aspak premtues për nevojat aktuale të partisë. Kjo do të ketë kosto. Dhe jam e bindur se ka mundësi për më shumë dhe për shumë më mirë. Ky është dhe do të jetë alarmi im publik.

Por natyrisht, aktiviteti im politik do të jetë në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës, si institucion, si emanet i brezave që po përballen me padrejtësinë ndërkombëtare.

Do të vazhdoj parreshtur dhe besnikërisht të jem konstruktive. Kryetari Veseli  do të më gjej aty ku dhe si më ka lënë: parimore, me integritet, e artikuluar dhe e zëshme ndaj padrejtësive dhe gabimeve, kontribuese dhe vetmohuese, në shërbim të qytetarëve, strukturave dhe aktivistëve të PDK-së.

Natyrisht aktiviteti im politik vazhdon edhe më fuqishëm dhe do të ketë fokus avokimin e opinionit ndërkombëtar për daljen faqebardhë të çlirimtarëve. Liria e tyre është misioni ynë, misioni im, dhe do të duhej të ishte edhe mision i institucioneve të Republikës së Kosovës.

Tags: pdk kryesia

Të ngjashme

Aktuale

Kurti lë të kuptohet se Kosova do ta bëjë Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Ratifikohen edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Sot dhe nesër mbahet samiti i BE-së, do të diskutohet edhe për takimin e Ohrit

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Azem Vllasi: Legjitimitet marrëveshjeve, u jep fakti se ato janë arritur në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Krasniqi thotë se Kurti dhe Vuçiq shkaktuan kriza si me qenë “të marrur vesh mes vete”
  • Bordi i ZRrE-së vendos për tarifat e reja: Rryma shtrenjtohet për 14%q41
  • Kurti lë të kuptohet se Kosova do ta bëjë Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive
  • Ratifikohen edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare
  • Selmanaj për Kurtin: Ky ka marrë një pozitë që nuk e meriton

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.