Ish-ambasadori kosovar, Sylë Ukshini, në një intervistë në FRONTAL ka thënë se presidentja Vjosa Osmani e ka ekzagjeruar shumë çështjen e kameramanit që ka shkuar të xhirojë në shkollën private ku ajo i çon vajzat e saja, shkruan Gazeta Express.
Sipas tij, kjo mund të jetë për të rënë në vëmendje meqë e dëshiron edhe një mandat si presidente.
“Po ekzagjerohen tejmase. Për të rënë në vëmendje, sepse duhet edhe një mandat. Këtu ki ose ke probleme vet, ose nuk i dëgjon këshilltarët”, ka thënë ai.
Ukshini megjithatë ka bërë një krahasim me ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, duke treguar se ai nuk e kishte ekzagjeruar kaq shumë as kur i ishte bërë atentat dhe kishte vazhduar takimet pa bërë drama.
“Ibrahim Rugova ka vazhduar takimet, s’ka bërë kurrfarë drame”, ka thënë Ukshini në FRONTAL të T7



Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë