Negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk mund të fillojnë derisa ShBA-ja të plotësojë dy kushte, sipas deklaratës së kryetarit të parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf.
Ghalibaf, i cili konsiderohet një figurë e rëndësishme në politikën iraniane dhe është përfolur për rolin e tij si udhëheqës i delegacionit të Teheranit në bisedimet që pritet të mbahen këtë fundjavë në Pakistan, ndërsa theksoi se dy kërkesat janë thelbësore për nisjen e negociatave, transmeton Klankosova.tv.
Në një deklaratë të tij, Ghalibaf shtoi se armëpushimi në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit duhet të përmbushen si kushte të patjetërsueshme përpara se të fillojnë bisedimet.
BBC ka raportuar se kërkesa për lirimin e aseteve iraniane të bllokuara ka qenë një çështje e diskutuar në negociatat e kaluara, por kjo është hera e parë që kjo kërkesë ngritet si një parakusht për bisedimet që lidhen me armëpushimin.
Sipas informacioneve zyrtare nga shteti i Iranit, që nga shpallja e armëpushimit, vetëm disa anije iraniane kanë kaluar përmes ngushticës, ndërsa mëngjesin e djeshëm, një anije cisterne nafte jo-iraniane arriti të kalonte përmes ngushticës së Hormuzit.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar