Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”, si dhe një qytetar të dyshuar për “Dhënie ryshfeti”, ka bërë të ditur IPK-ja.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë, ku dyshohet se zyrtari policor, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, për përfitim financiar i ka mundësuar një qytetari të Republikës së Serbisë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, ndonëse ai kishte ndalim paraprak për hyrje.
Pas pranimit të informatave fillestare, hetuesit e IPK-së kanë nisur hetimet me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren. Pas veprimeve hetimore dhe operative në terren, është arrestuar zyrtari policor, ndërsa prokurori kompetent ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.
Po ashtu, lidhur me këtë rast është arrestuar edhe qytetari (shtetas i Republikës së Serbisë), ndaj të cilit është iniciuar rast penal për “Dhënie ryshfeti”, me masë ndalimi prej 48 orësh



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e